23:47 / E Shtunë, 10 Mars 2018 / indeksADMonline

Panik në Francë: Tifozët e Lille futen në fushë dhe sulmojnë lojtarët

Lille është në zonën e skuadrave që rrezikojnë të bijnë nga Ligue 1, dhe pas barazimit ndaj Montpellier ndodhi kjo skenë e pakëndshme.

Shumë tifozë u vërsulën në fushë duke dashur të përballen me lojtarët e skuadrës.

Tifozët shkuan drejt lojtarëve të skuadrës, ndaj të cilëve hodhën gjësende, ofenduan dhe kërcënuan. Disa nga ta u sulmuan edhe fizikisht.

Forcat e sigurisë ndërhynë, por u deshën disa minuta për të kontrolluar situatën. /IndeksOnline/