13:03 / E Shtunë, 03 Mars 2018 / indeksADMonline

Panik te Reali, nuk ka shenja pozitive, në Paris udhëton pa dy yje!

Luka Modric dhe Toni Kroos me shumë gjasa do të mungojnë në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve ndaj PSG-së. Dy mesfushorët qëndrorë nuk kanë stërvitur fare as në ndeshjen e djeshme.

Reali sot nuk do të ketë stërvitje pasi që do të përballet me Getafen në La Liga.

Para ndeshjes me PSG-në, Zidane do të mbajë edhe dy stërvitje me skuadrën, një nesër në Valldebebas dhe një në “Parc des Princes” të Parisit.

Fakti që dy yjet nuk kanë stërvitur fare kohëve të fundit, mundësia për tu aktivizuar në Ligën e Kampionëve është minimale./Indeksonline/