23:35 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Panucci dhe goli i minutave shtesë kundër Skocisë

Shqipëria nesër do të luaj në Glasgow kundër Skocisë në ndeshjen e Ligës së Kombeve.

Trajneri kuq e zi, Cristian Panucci do të rikthehet në stadiumin skocez pas një histori që kishte 11 vite më parë si futbollist.

Luhej ndeshja e fundit e kualifikimeve për Kampionatin Evropian që do të zhvillohej në vitin 2008, shkruan indeksonline.

Skocia ishte e para me 24 pikë ndërsa Kampionët në fuqi të Botës ishin të dytët me një pikë më pakë.

Pas 90 minutash rezultati ishte 1-1 dhe skocezët ishin vetëm dy minuta larg kualifikimit në Evropian.

Goli i Panuccit në minutat shtesë i dha fitoren Italisë dhe kualifikim në Kupën e Evropës dhe një eliminim i dhimbshëm për Skocinë.

Tashmë Panucci udhëton përsëri në të njëjtin stadium për të kërkuar fitore por tashmë si trajner. /IndeksOnline/