10:03 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Panucci i lumtur me fitoren ndaj Uellsit, flet edhe për ardhjen e Ismajlit

Pas humbjes zhgënjyese nga Skocia, Kombëtarja e Shqipërisë i është rikthyer fitoreve.

Mbrëmë, në ”Elbasan Arena”, Shqipëria arriti ta mposhtë Uellsin me rezultat, 1-0, në një miqësore luksi.

Dhe pas ndeshjes, trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, tha se skuadra e tij gjeti ”shpirtin” e duhur për ta fituar ndeshjen, transmeton IndeksOnline.

”Më në fund, po, është fjala e duhur. Skuadra gjeti shpirtin e duhur, dhe arrin në një fitore. Më në fund skuadra arriti të fitonte, vuajtëm, por në fund arritëm fitore”.

”Edhe pse, Uellsi kërkoi që të na barazonte, si çdo skuadër që hyn për fitore. Por, kjo nuk do të thotë që ndalojmë me kaq. Do përgatitemi, të vazhdojmë përpara për kualifikimin në Europian”, tha Panucci.

Tutje, tekniku italian ka folur edhe për ardhjen më të re, Ardian Ismajli, i cili la Kosovën për ta përfaqësuar Shqipërinë.

”Po, jam shumë i kënaqur, shumë serioz në fushë dhe profesionist. Besoj se do bëjë ndeshje të bukura në vazhdim”, shtoi Panucci./IndeksOnline/