16:02 / E Premte, 22 Mars 2019 / indeksADMonline

Paqarada: “Në stadiumin ku babai im luajti 30 vite më parë”

Njëri nga lojtarët me paraqitjen më të mirë në ndeshjen ndaj Danimarkës, padyshim ishte Leart Paqarada.

Paqara i cili zëvendësoi Kolollin e dëmtuar shpërbleu besimin e trajnerit Challandes, duke zhvilluar një 90 minutësh për duartrokitje.

Mbrojtësi i Sandhausen, ashtu si shumica e lojtarëve tjerë, ka shfrytëzuar rrjetin e tij social në Instagram për të publikuar një foto.

“Në stadiumin ku babai im luajti 30 vjet më parë.” është mbishkrimi i Paqarades në foton e publikuar.

Vlen të theksohet se babai i Leartit, Shukri Paqarada gjithashtu kishte qenë futbollist (portier) dhe ka luajtur në stadiumin e kryeqytetit gjatë periudhës para luftës në Kosovë. /IndeksOnline/