22:47 / E Shtunë, 21 Korrik 2018 / indeksADMonline

Para ardhjes në Prishtinë, reperi i famshëm fotografohet me Xherdan Shaqirin (Foto)

Më 11 gusht ai do të performojë para audiencës kosovarë në Prishtinë. Reperi Gashi do të jetë një nga yjet që do të zbres në kryeqytet në kuadër të festivalit Sunny Hill.


Reperi i cili është i njohur në Amerikë, ka treguar që është tejet i lidhur me vendlindjen dhe njerëzit e tij.

Ai sot në llogarinë Instagram ka postuar një fotografi ku shihet me futbollistin e njohur, Xherdan Shaqiri, ku ka shkruar: Krejt shqipet ni shqiponjë për vëllaun tim!


Ndryshe Gashi ka paralajmëruar se përveç koncertit në Prishtinë, ai do ta gjirojë edhe një videoklip që do ta sjellë një duet me një reper kosovar që ende nuk dihet se kush është ai./Indeksonline/