14:06 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

Paralajmërohet Anglia: Kujdes nga ky futbollist i Kosovës

Kosova është renditur në grupin A të kualifikimeve për Euro 2020.

“Dardanët” do të kenë përballë Anglinë, Republikën Çeke, Bullgarinë dhe Malin e Zi.

Portali i njohur i statistikave, “Whoscored” ka bërë një përmbledhje për futbollistët më të rrezikshëm që luajnë kundër Anglisë.

Në Kosovë ata kanë zgjedhur Milot Rashicën si më të rrezikshmin. Gjithashtu fotografinë e yllit vushtrrias e kanë vendosur në ballinë para Eriksen, Shick e të tjerë.

Milot Rashica në ballinën e portalit “Whoscored”

“Kosova mund të jetë klubi me rangimin më të dobët nga grupi, mirëpo Kosova e ka skuadrën më të fortë kundër së cilës do të luajë Anglia, të paktën sa i përket cilësive individuale të lojtarëve. Anësori Arbër Zeneli i ka 11 asistime në liga gjatë paraqitjeve të këtij sezoni. Nëntë prej tyre, ai i ka bërë për klubin Heerenveen, para se të transferohej në Reims në janar. Ndërsa, Valon Berisha ishte ylli i skuadrës së Salzburgut për sezonin e kaluar, në rrugëtimit drejt finaleve të Evropa Ligës. Për shkak të paraqitjeve të tij, kosovari e siguroi një transferim në Lazio, verën e kaluar”, ka shkruar “Whoscored”.

Kosova udhëton në Londër me 10 shtator derisa pret Anglinë në Prishtinë me 17 nëntor. /IndeksOnline/