14:28 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Paralajmëron MTI: Nëse fëmijët tuaj luajnë me këto lodra, largojini menjëherë

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes një komunikate për media ka kërkuar nga prindërit që të largojnë lodrat e rrezikshme.

Sipas këtij dikasteri, ata po punojnë vazhdimisht që produktet në treg të jenë cilësore dhe në harmoni me legjislacionin evropiane.

“Ne vazhdën e kontrollit të produkteve që shiten apo tregtohen në tregun e Kosovës, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, muaj me parë ka marr mostra të lodrave dhe ka dërguar për analiza në Holandë.

Pas pranimit të rezultateve, inspektorati i tregut ka larguar nga tregu lodrat e rrezikshme dhe ka asgjësuar ato.” thuhet në komunikatë.

Po ashtu, edhe nga inspektorët po kërkohet që të inspektojnë edhe në fshatrat më të thella, nëse gjenden lodra të tilla.

“Gjithashtu kemi bërë takime të vazhdueshme dhe kemi dërguar informacione tek inspektoratet komunale që edhe në fshatrat më të thella të bëhet një inspektim i tillë dhe nëse gjendet lodra të tilla të largohen nga tregu”

Por, këto lodra mund të gjenden edhe në shtëpi për shkak që janë në përdorim për një kohë të gjatë, MTI ka kërkuar që prindërit urgjentisht t’i largojnë ato nga shtëpitë.

“Mirëpo duke pasur parasysh që këto lodra të lartcekura kanë qenë në përdorim për një kohë të gjatë në përdorim në Republikën e Kosovës dhe mund të gjenden edhe në shtëpitë tona, MTI njofton të gjithë qytetarët se këto lodra që shihen bashkangjitur në foto janë të rrezikshme në bazë të analizave që i kemi bërë në laboratorin SGS në Holandë, kërkojmë nga ju që sa më shpejt t’i largoni nga shtëpitë dhe t’i asgjësoni” thuhet në komunikatën e MTI./Indeksonline/