17:01 / E Shtunë, 26 Tetor 2019 / indeksADMonline

Paralajmëron Vukiçeviq: Kjo mund të jetë ndeshja e fundit me Feronikelin

Feronikeli u mposht minimalisht 1:0 nga rivali lokal, Drenica.

Ekipi i Dejan Vukiçeviq po largohet me pikë nga ekipet e kreut, ndërsa për këto dështime, Vukiçeviq paralajmëroi se kjo mund të jetë ndeshja e tij e fundit me ekipin kosovar.

“Sot nuk kishim dëshirë për rezultat. I kam pyetur në pjesën e parë tregoni nëse mundeni më shumë apo ky është maksimumi juaj. Unë jam i bindur që këta munden më shumë por nuk kishin dëshirë për rezultat. Sot kishim disa mungesa por kjo nuk ka rol të mirë. Thjeshtë nuk kishim motiv dhe dëshirë për lojë. Do të takohem me drejtuesit e klubit dhe do të bisedojë për të gjetur një zgjidhje pasi kështu nuk shkon. Nëse është problemi tek unë shumë lehtë zgjidhet” – u shpreh Vukiçeviq për Supersport./Indeksonline/