11:27 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Parandalimi i ndotjes së ajrit, Haxhiu sugjeron mbjelljen e 1 milion pemëve

Kuvendi i Republikës pritet që nesër të mbajë seancë të jashtëzakonshme ku do të diskutohet rreth problemit kryesor që po ndodhë në vend, ndotjes së ajrit.

Lëvizja “Vetëvendosje” para mbajtes së seancës ka dhënë një propozim interesant për parandalimin e kësaj dukurie. Deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu ka propozuar që të mblidhen pemë të shumta në magjistralen Prishtinë-Obiliq, shkruan Indeksonline

“Ne si grup parlamentar konsiderojmë se është e rëndësishme të mbahet seancë e jashtëzakonshme por jo të kemi rekomandime por rezolutë. Ne duhet të shohim mundësin që nesër të parashohim që një prej pikave të rezolutës ndalja e mjeteve për 1 milion pemë që do të mblishin në rrugën Prishtinë-Obiliq”, u shpreh ajo.