17:59 / E Diele, 19 Janar 2020 / indeksADMonline

Paraqitje tjetër shumë e mirë e Amir Rrahmanit

Verona ka barazuar 1-1 si mysafir i Bolognas në ndeshjen e xhiros së 20-të të Serie A.

I plotë në këtë sfidë ishte edhe Amir Rrahmani që bëri paraqitje shumë të mirë, shkruan Indeksonline.

Ai u vlerësua me notën 7.3 nga “Sofascore”, një ndër më të mirët në ndeshje.

Kujtojmë se Amir Rrahmani ka arritur marrëveshje me Napolin dhe do të bashkohet me ta gjatë verës. /IndeksOnline/