07:32 / E Hënë, 15 Gusht 2022 / MSH

Parashikimi i motit

Vendi do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të mundësojë mot me diell dhe vranësira konvektive.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.

Indeksi UV do të shënojë vlera të rritura, prandaj IMHK apelon për kujdes ndaj kontaktit direkt me rrezet e diellit në orët e mesditës.

Do të fryjë erë nga perëndimi dhe veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.