07:59 / E Enjte, 21 Janar 2021 / Blerim

Parashikimi i motit për sot

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, në mëngjes do të ketë ngrica në të gjithë territorin.

Temperatura minimale do të ulet deri në -8 gradë Celsius.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftimin e IHM-së.