08:17 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

“Parkoje autobusin Man United”, kjo ishte festa e lojtarëve të Cityt pas fitores kundër Spurs (Video)

Skuadra e Manchester Cityt iu është afruar sa më shumë titullit të Premierligës.

Ata në xhiron e 18-të mposhtën skuadrën nga Londra, Tottenham Hotspur, me rezultat të thellë 4 me 1.

Por, pas ndeshjes ata kishin një mesazh për klubin e Jose Mourinhos, Manchester Unitedin.

“Park the bus Man United (Parkoje autobusin Manchester United)”, ishte kënga që u dëgjua në dhomat e zhveshjes tek futbollistët e Pep Guardiolas.

Tani skuadra e Cityt kryeson tablen e Premierligës me  52 pikë, 14 pikë më shumë se pozita e dytë dhe tretë, Chelsea dhe United që kanë nga 38./IndeksOnline/