16:33 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Parlamenti suedez do të votoj serish për të krijuar qeverinë e re në dhjetor

Suedia është në një krizë politike. Që nga muaji shtator shteti skandinav është pa qeverië. Në muajin shtator ishin zgjedhjet por ende asnjë parti nuk ka pasur numrat për të formuar qeverinë e re.

Pasi dy kandidatë dështuan që të formonin qeverinë, parlamenti suedez do të votoj përsëri në muajin dhjetor, transmeton Indeksonline.

Këtë radhë do ta provoj përsëri kandidati i Social-Demokratëve, Stefan Lofven.

Votimi pritet të mbahet me datën pesë dhjetor./Indeksonline/