75 Mall Live Search
11:15 / E Mërkurë, 23 Maj 2018 / indeksADMonline

Pas 5 milionë klikimeve për “MaChérie”, Butrinti paralajmëron projektin nga Azia (Foto)

“MaChérie” është projekti më i ri i këngëtarit të njohur shqiptar, Butrint Imeri.

Ky projekt i publikuar vetëm një javë më parë në kanalin “Youtube” ka arritur përplot 5 milionë klikime.

Për këtë sukses është shprehur shumë i kënaqur edhe vet Butrinti përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”.

“Mengjesi nuk ka si fillon me mire se sa me e pa qe #MaChérie tashme ka kalu mbi 5 milion shikime ne vetem nje jave nga publikimi. Ju jam shume mirenjohes dhe falenderues te gjithe juve dhe bashkepuntorve per suksesin e ri qe kemi arritur.

Shihemi ne projektin e ri veror nga Azia” kishte shkruar Butrinti.

Ndryshe, ai po ashtu ka paralajmëruar projektin nga Azia, prej ku po publikon shumë imazhe në rrjetet sociale./Indeksonline/