21:38 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / indeksADMonline

Pas 8 viteve lidhje 39 vjeçari del të jetë `gay`, ja reagimi i të dashurës së tij

Një 39 vjeçar ka kuptuar se është `gay` pas 8 viteve lidhje me të dashurën e tij po ashtu 39 vjeçe. Gruaja e tij përmes një letre për “The Sun” ka bërë me dije se e ka diskutuar disa herë këtë çështje, por duket se i dashuri ka vazhduar kontaktet me djem të tjerë.

“Kur u konfrontova me të, ai më tha se e ka takuar një mashkull por që gjithçka ka përfunduar sepse ishte thjeshtë një diçka kalimtare. Ai më thotë se nuk është gay por që është kurioz të dijë se si është të bësh diçka me rrezik. Tani ai i ka vendosur edhe një fjalëkalim teledonit. Mendoj se është duke shkuar me meshkuj tjerë”, ka thënë ajo, transmeton Indeksonline.

Përgjigja e psikologes:

Duket se ai gjendet në një situatë të paqartë rreth ndjenjave të tij homoseksuale. Tregoji atij se të qenit biseksual nuk ndryshon nga tradhëtia, transmeton Indeksonline.

Bëji me dije se duhet të të sigurojë rreth ndjenjave të tij. Por, ai edhe mund të ju thotë se ju jeni më e parëndësishme për të sesa nevoja për të eksploruar seksualitetin e tij./Indeksonline/