15:20 / E Diele, 02 Qershor 2019 / indeksADMonline

Pas disfatës së mbrëmshme, Anthony Joshua ‘ngushëllohet’ nga Naomi Campbell

Anthony Joshua ka pësuar humbje ndaj boksierit Andy Ruiz i cili e hodhi 4 herë në ring gjatë duelit të mbrëmshëm të zhvilluar në New York.

Humbja e tij ishte befasuese ndërsa përkrahja për të nuk ka munguar nga emrat e njohur të cilët përveç miq janë edhe adhures të tij, shkruan Indeksonline.

Ishte modelja e njohur, Naomi Campbell ajo që përmes statusi në Instagram i ka dhënë përkrahje boksierit të peshave të rënda.

“Kur të ndodhin gjëra të tilla, është që të na përgatisë për diçka më të madhe dhe më të mirë, do të na bëjë më të shtyrë dhe më të vendosur se kurrë më parë, një kujtesë që nuk duhet të mbështetemi kurrë në lauren tonë, që duhet të japim 110 përqindëshin tonë gjatë gjithë kohë. Mbaje kokën lartë. Kjo do të ketë kuptim si pjesë e udhëtimit tënd shumë shpejt.” Ishin fjalët e supermodeles drejtuar Joshuas./Indeksonline/