16:37 / E Enjte, 26 Prill 2018 / indeksADMonline

Pas Distriës edhe Nora Gjakova siguron finalen (Foto)

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova është kualifikuar për në finale të Kampionatit Europian, shkruan IndeksOnline.

Gjakova mposhti me IPPON rusen Anastasiia Konkina në kategorinë 57-kilogram.

Në finale, kosovarja do të takohet me gjermanen, Theresa Stoll.

Kujtojmë që në finale të Kampionatit Europian që po mbahet në Tel Avivi të Izraelit është kualifikuar edhe Distria Kransiqi./IndeksOnline/