11:37 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pas dy barazimeve, Kosova U-19 synon fitore përballë Sllovenisë

Përveç Kosovës U-21, edhe Kosova U-19 do ta zhvillojë një ndeshje të rëndësishme sot.

Djelmoshat kosovar do të përballen me Slloveninë në kuadër të eliminatoreve për Evropianin e vitit të ardhshëm.

Sllovenia nuk po kalon aspak formë të mirë deri më tani, ku pas dy ndeshjeve, ka vetëm një pikë, transmeton IndeksOnline.

Ndërsa, lojtarët e Ramiz Krasniqit gjenden në vendin e tretë me dy barazime.

Të rinjët kosovar deri më tani janë përballur me Hungarinë dhe Austrinë, ku kanë arritur të nxjerrin dy barazime.

Përndryshe, ndeshja e sotme fillon nga ora, 15:30./IndeksOnline/