15:21 / E Hënë, 18 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Pas festës, Mitrovica e bën “bërllok”

Dje në gjithë vendin është festuar 11 vjetori i Pavarësisë së Kosovës.

Shumë qytetarë dolën për të shijuar këtë ditë të rëndësishme në sheshet e qyteteve të tyre.

Derisa dje çdo gjë shkoi për mrekulli pa incidente, madje me këngë e valle u prit edhe ky përvjetor, duket se qytetarët s’janë treguar aspak të kujdesshëm me hudhjen e mbeturinave.

Përmes disa imazheve mund të shihni se si qyteti i Mitrovicës, po duket sot një ditë pas festë.

Mbeturinat janë të shpërndara gjithandej rrugëve, por edhe buzë lumit. Madje edhe komuna është treguar ‘dembele’ sa i përket pastrimit të qytetit./Indeksonline/