23:58 / E Martë, 13 Qershor 2023 / MSH

Pas gati gjysmë shekulli punë, mbyllet ëmbëltorja më e famshme në Pejë

Emri i saj ishte “ADRIATIKU”, por të gjithë pejanët e kanë njohur si “Jadrani”.

Një nga ëmbëltorët më të famshme të Pejës dhe jo vetëm, pas 48 vitësh është mbyllur.

Shkak i mbylljes së saj ka qenë mungesa e punëtorëve.

Për qytetarët ka qenë pikëtakim ku janë shkëmbyer shumë biseda dhe krijuar shumë kujtime të mira.

Një nga faqet lokale të Pejës, “Ku me Shku n’Pejë?” e ka përshkrues si “dëshpërues” mbylljen e ëmbëltorës ikonë të qytetit.

“Mbyllet ikona e qytetit – Ëmbëltorja e njohur

Pas 48 vitesh shërbimi ndaj qytetit, ëmbëltorja “Adriatik” ka përfunduar së punuari nga sot.

Është dëshpërues fakti që për arsye të ndryshme po detyrohen të mbyllen bizneset në Pejë, e akoma më shumë dhemb kur mbyllet një biznes ikonik sikur ky.

Faleminderit për shërbimin “Adriatik”!” shkruhet në njoftim.

Lokali ku ka mbledhur shumë qytetarë, tani është lëshuar për qera.

No photo description available.
No photo description available.
No photo description available.