Pas grevës?

Shkruan: Prof.Liridon E.Lipaj
Pas negociatave, grevës dhe kompromisit eventual, a ka fitues të qartë nga kjo grevë? Përgjigja duket se varet kujt i bëhet pyetja. Nuk u konsiderua pika konstante e marrëveshjes”fëmijët duhet të jenë në shkollë ”, pavarësisht se cilat mund të jenë mosmarrëveshjet midis dy palëve.
Nxënësit nuk kuptojnë gjithmonë saktë se për çfarë bëhet fjalë për grevën dhe në vend të kësaj ata mund të marrin një pikëpamje të njëanshme.Ata marrin informacione të përziera nga rrjetet sociale dhe rrethi ku jetojnë.
Në pjesën më të madhe, nxënësit do të ndikohen nga greva vetëm nëse ajo ka ndikuar negativisht tek mësimdhënësit e tyre! Emocionalisht, të qenurit jasht procesit mësimor që një muaj mund të jetë e lodhshme dhe nuk është e lehtë që të kthehet procesi në rutinën tipike. Shumë mësimdhënës pëlqejnë të jenë përballë nxënësve dhe greva e cila zgjati një muaj ndikoi negativisht edhe te ta.
Bisedo me nxënësit tuaj se si ka ndikuar greva tek ata. Lejo të shprehen për grevën dhe se çfarë kanë bërë gjatë grevës. Ndarja e disa prej frustrimeve dhe nervozave do t’i lejojë nxënësit të ndihen më pak të vetmuar dhe të izoluar.
Mos lejoni që greva të jetë një arsye që nxënësit tuaj të mos ia dalin dhe mos të ketë justifikim për pjesën tjetër të vitit.
Gjeni kohë për të ndërtuar relacion me nxënësit tuaj. Greva ishte një kohë e vështirë për të gjitha palët e përfshira. Muajt e ardhshëm do të jenë të ngarkuar. Jepuni nxënësve tuaj pushime të lëvizjes dhe vëmendjes-kjo do t’i ndihmojë ata të përvetësojnë udhëzimet tuaja !
Pas pushimit veror të gjithë ishin jashtë procesit mësimor edhe një muaj , prandaj mos supozoni se nxënësit tuaj i mbajnë mend procedurat ose pritshmëritë e klasës—kjo është një kohë e shkëlqyer për t’i rishikuar ato. Jini të durueshëm përderisa nxënësit rimësojnë rutinat dhe pritshmëritë.
Të gjithë mësojnë kur mësimdhënësi punon me vullnet! Sillni vullnet në klasën tuaj. Flisni me nxënësit tuaj për mënyrat dhe metodat për ta angazhuar të gjithë klasën.
Ne të gjithë mund të punojmë për t’u rikthyer nga greva në një mënyrë pozitive nëse jemi të ndërgjegjshëm, të përkushtuar dhe pozitiv. Tani që nxënësit dhe mësimdhënësit po kthehen në shkollë, punoni në shkollën tuaj për të ndërtuar një mjedis mësimor për të gjithë.