20:14 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pas Hamilton edhe Mercedes fiton Botërorin e Formula 1

Gara e Çmimit të Madh të Brazilit ka qenë emocionuese dhe spektakolare, por në fund fituesi nuk ka ndryshuar. Lewis Hamilton, në fakt, ka marrë fitoren e radhës në këtë sezon të jashtëzakonshëm për të.

Verstappen nuk ka arritur ta parakalojë, duke e mbyllur garën në vendin e dytë. I treti është pozicionuar Raikkonen, me Ricciardo-n që ka zënë vendin e katërt.

Momentet më të bukura të garës kanë qenë parakalimi i Ricciardo ndaj Vettel, i gjashti sot, dhe kontakti mes Ocon dhe Verstappen, me pilotin e Red Bull që ka humbur kreun.

Mercedes ka fituar për herën e pestë radhazi Botërorin e Konstruktorëve.

Asgjë nuk i ka munguar garës së parafundit të këtij sezoni: aksidente, parakalime, episode të dyshimta.

Fitorja e Hamilton ka qenë një dhuratë, duke parë se Verstappen ka dalë jashtë piste pas kontaktit me Ocon (10 sekonda penalizim për të), kur kryesonte bindshëm.