75 Mall Live Search
21:21 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pas humbjes nga Barca, Reali “shfryhet” te skuadra e Ligës së tretë

Santiago Solari e ka nisur me fitore aventurën si trajner i Real Madrid.

Mbretërit fituan si mysafir i Melilla me rezultat 0-4 në ndeshjen e Copa del Rey.

Reali kaloi në epërsi me golin e Benzema në minutën e 28-të të ndeshjes, shkruan indeksonline.

Asensio dyfishoi rezultatin në minutën e fundit të pjesës së parë.

Golin e tretë në këtë ndeshje e shënoi Odriozola në minutën e 79-të.

Golin e fundit në ndeshje e shënoi Gonzales në minutat shtesë të ndeshjes. /IndeksOnline/