23:11 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pas humbjes së Juventusit, vetëm një skuadër mbetet e pamposhtur

Juventus është mposhtur në minutat e fundit nga Manchester United me rezultat 1-2 në ndeshjen e Champions League.

Kjo ishte humbja e parë e Zonjës së Vjetër këtë sezon në të gjitha kompeticionet.

Pas “rrëshqitjes” së Juves, Chelsea është skuadra e vetme që këtë sezon nuk u njoftua me humbjen.

Skuadra e Sarrit nuk ka humbur asnjëherë në të gjitha kompeticionet. /IndeksOnline/