11:54 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pas incidentit në finale, Williams dënohet nga Asosiacioni i Tenisit

Serena Williams ka qenë viktimë e thirrjeve raciste në gjithë karrierën e saj, por kjo nuk e bën imune nga sanksionet që do të ndërmerren ndaj saj.

Tani, Williams është gjobitur me një shumë prej 13 mijë funtesh për rregullat e thyera në finalen e US Open, ku ajo pësoi humbje nga Naomi Osaka.

Përveç humbjes, ajo pati një moment të sikletshëm gjatë ndeshjes ku kishte një përleshje verbale me gjyqtarin e këtij takimi, transmeton IndeksOnline.

Shefi ekzekutiv i Asosiacionit të Tenisit të Femrave, Steve Simon e ka bërë të ditur vendimin në fjalë.

Mbetet të shihet se si Williams do të reagojë pas këtij vendimi./IndeksOnline/

Temat: