09:25 / E Enjte, 05 Korrik 2018 / indeksADMonline

Pas Liverpoolit, edhe Manchester United pas Xherdan Shaqirit

Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer në ndeshjet me Zvicrën në Kupën e Botës.

Mesfushori kosovar, ka rënë në sy të shumë skuadrave të mëdha sidomos në Premierligë, shkruan indeksonline.

Liverpooli më herët kishte shfaqur interesim të hapur për Shaqirin, por si duket do të ketë konkurrencë të madhe me Manchester United.

Mourinho ka ndjekur nga afër Shaqirin në Kupën e Botës dhe i ka thënë shokëve se sa ka mbetur i impresionuar nga lojtari.

Shaqiri vetë e ka bërë të qartë se një lëvizje në Manchester United do të ishte me interes të madh për të.

Lojtari zviceran ka thënë se dëshiron të mbetet në Angli.

Duke folur për Sporx, ai deklaroi: “Unë dua të qëndroj në Premier Ligë, dhe së shpejti do të gjeni klubin tim të ri”.

Shaqiri është pjesë e Stoke Cityt por me shumë gjasë do të largohet për shkak të rënies në Championship. /IndeksOnline/