75 Mall Live Search
20:47 / E Diele, 22 Mars 2026 / G T

Pas Llapit, për referim ankohet edhe Prishtina e Re

KF Prishtina e Re ka dalë sot me një komunikatë zyrtare pas ndeshjes kundër KF Dukagjinit, duke shprehur shqetësim të thellë për vendimet e arbitrit që sipas klubit kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin e lojës.

Në komunikatën e saj, klubi thekson se gjatë ndeshjes në Klinë janë regjistruar disa raste flagrante të mosndëshkimit të ndërhyrjeve të rënda dhe mohim të rasteve të pastra shënimi, duke përmendur, shkruan Indeksonline

  • Minuta 6: lojtari me numrin 2 i Dukagjinit nuk ndëshkohet për ndërhyrje ndaj Lorik Dobratiqit.
  • Minuta 11: nuk akordohet karton i kuq për të njëjtin lojtar për mohim të një rasti të pastër shënimi.
  • Minuta 78: nuk akordohet penallti për ndërhyrjen ndaj Rion Rushitit.
  • Rasti i Florijan Kadriut, ku ndërhyrja nga kapiteni i Dukagjinit mbetet pa ndëshkim.

Klubi shpreh shqetësim për mungesë neutraliteti dhe vendime arbitrare që sipas tij krijojnë precedent të rrezikshëm për garën sportive dhe dëmtojnë integritetin e ndeshjeve.

“Gjersa ndeshja ishte e mbushur me ndërprerje të panevojshme, kartona të pajustifikuar dhe vendime kontraverse, sot në Klinë kishte gjithçka përveç futbollit në të cilin triumfohet me djersë”, thuhet në komunikatë.

KF Prishtina e Re kërkon reagim institucional dhe përgjegjësi nga organet kompetente të futbollit, për të garantuar drejtësi dhe barazi në garat e ardhshme./Indeksonline/