15:53 / E Enjte, 15 Mars 2018 / indeksADMonline

Pas Londrës, Parisi promovon librin “New State, Modern Stateman”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron në Francë, ku do të promovoj librin kushtuar atij.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar se do të flas para audiencës franceze për sfidat e Kosovës, transmeton Indeksonline.

Ja postimi i Thaçit:

Akademia Diplomatike Ndërkombëtare e Parisit sot bën e promovimin e librit “New State Modern Statemen” të autorëve britanikë Roger Boyes dhe Suzy Jagger, ku do të jetë i pranishëm ish ministri i Jashtëm i Francëz, z. Bernard Kouchner.

Me këtë rast me një fjalë do t’i drejtohem audiencës së përzgjedhur lidhur me sfidat me të cilat ballafaqohet rajoni dhe Kosova në procesin e integrimeve euroatlantike. HTH /Indeksonline/