17:34 / E Premte, 27 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Pas namazit të xhumasë, në gjitha xhamitë e Kosovës u grumbulluan para për komunat e prekura nga vërshimet

Vërshimet që ndodhën javën e kaluar përfshin disa komuna të Kosovës.

Si pasojë e këtyre vërshimeve gjendja e komunave si Mitrovicë, Skenderaj, Podujevë ishte e rënde, shkruan IndeksOnline.

Kështu, Bashkësia Islame e Kosovës ka iniciuar aksion për ti ndihmuar vendet e prekura.

Aksioni u iniciua me kërkesë të Bashkësisë Islame të Kosovës, pas namazit të xhumasë në të gjitha xhamitë e vendit. /IndeksOnline/

Kliko këtu për të parë videon