20:57 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Pas ndarjes nga i dashuri, Kylie Jenner ‘ngushëllohet’ në krahët e vajzës

Kylie Jenner kohëve të fundit ishte ndër lajmet kryesore nëpër mediat rozë, kjo për shkak se ajo u përfol për ndarje nga i dashuri i saj, reperi Travis Scott, shkruan Indeksonline.

Dyshja ishin për një kohë mjaft të gjatë së bashku dhe nga lidhja e tyre ka lindur një vajzë.

Kylie duket se po e përballon mjaft mirë ndarjen nga reperi dhe së fundmi ajo ka pozuar përkrah vajzës së saj.

Në fotografinë e publikuar nga vetë Kylie ato shihen mjaft të lumtura pranë njëra tjetrës.

Kujtojmë që Kylie është ndër personazhet më të ndjekura nëpër rrjetet sociale. /Indeksonline/