11:20 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pas një sëmundje vdes drejtoresha e shkollës në Prekaz, Lushtaku ngushëllon familjen

Valmira Lushtaku-Curri, mësimdhënëse dhe drejtoreshë e shkollës së mesme të ulët ‘Ilir Lushtaku’ në komunën e Skenderajt ka ndërruar jetë.

Vdekja e hershme e saj ka prekur edhe ish-kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku, shkruan Indeksonline.

Ai ka postuar në llogarinë e tij Facebook një fotografi me të ndjerën, teksa ka ngushëlluar familjen dhe gjithë komunitetin e arsimit në Skenderaj.

Ky është postimi i Lushtakut:

“Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë Valmira Lushtaku-Curri, mësimdhënëse e drejtoreshë e shkollës së mesme të ulët “Ilir Lushtaku”, në Prekaz të Poshtëm. Ndonëse e re në moshë, ajo është shquar për korrektësi, urtësi e menaxhim të shkëlqyer të shkollës. Valmira do t’i mungojë familjes, nxënësve e arsimit në përgjithësi pasi vdekja e saj në moshë të re ka lënë zbrazëti të madhe.
Ngushëllime familjes, nxënësve, kolegëve e gjithë komunitetit të arsimit në Skenderaj dhe më gjerë”.