20:27 / E Enjte, 10 Maj 2018 / indeksADMonline

Pas një viti, gjyqtari skandaloz rikthehet në Superligë (Foto)

Ka kaluar vetëm një vit dhe gjyqtari i “famshëm” skandaloz iu është rikthyer Vala Superligës së Kosovës.

Bëhet fjalë për Bajram Gashin, i cili do ta ndaj drejtësinë në ndeshjen Llapi – Flamurtari, shkruan IndeksOnline.

Federata e Futbollit të Kosovës sot publikoi gjyqtarët për ndeshjet e javës së 32’të në Superligë.

Nuk mungon as emri i Gashit, i cili për herë të parë pas një viti do të gjykojë një ndeshje në Superligë.

Kujtojmë që Gashi ishte përfshi në skandalin “Kurdisje në futbollin kosovar”, së bashku me Ismet Munishin dhe Ali Ajetin.

Ndeshja mes Llapit dhe Flamurtarit zhvillohet nesër (e premte) nga ora 16:00./IndeksOnline/