19:16 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

Vesa Luma dhe Big Basta e festojnë përvjetorin të përqafuar

Ndonëse jo aktiv me projekte muzikore, ata janë tejet të pranishëm në mediat rozë. E këtë Vesa Luma dhe Big Basta e bëjnë përmes imazheve të ndryshme që ndajnë me ndjekësit e tyre në rrjete sociale.


Çifti të cilët kanë nisur një jetë të re në Zelandën e Re, sot kanë përvjetorin e martesës, e këtë datë të veçantë ata e kanë ndarë përmes një fotografie, shkruan Indeksonline.


Të përqafuar me plot pasion, këngëtarja përbri kësaj fotografie ka shkruar: Le ta themi një dëshirë!
Ndryshe Vesa dhe Big Basta kanë kurorëzuar dashurinë më 12 shtator të vitit 2015, një dasmë që mori vëmendje pasi që u organizua buzë detit./Indeksonline/