17:41 / E Martë, 27 Shkurt 2024 / MSH

Pas stadiumit, kryetari i Gjilanit premton edhe renovimin e palestrës së sportit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka premtuar renovimin e palestrës së sportit “Bashkim Selishta-Petriti”.

Përmes një njoftimi nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit bëhet e ditur se është nënshkruar memorandumi për rinovimin e kësaj palestre.

Projekti për rinovimin e palestrës së sportit “Bashkim Selishta-Petriti” thuhet se do të kushtojë rreth 2.3 milionë euro.

“Palestra e sportit “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan do të rinovohet dhe do të ofrojë kushte moderne për sportistët. Për këtë sot është nëshkruar momorandum bashkëpunimi nga sekretari i MKRS-së, Xheladin Krasniqi dhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, në praninë e ministrit, Hajrulla Çeku dhe drejtorit të sportit në MKRS, Ibër Alaj.

Ky projekt është investim i përbashkët i ministrisë dhe komunës në vlerë 2.3 milionë euro. Përmirësim i infrastrukturës sportive në gjithë vendin është njëri ndër prioritetet kryesore të Ministrisë së Sportit”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.