12:13 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Pas vendimit për Jerusalemin, Trump merr një vendim tjetër të papritur

Administrata amerikane e udhëhequr nga Donald Trump ka ndërmarr disa politika të ndryshme nga ajo e Barack Obamas e edhe presidentëve tjerë të kaluar.

Shembulli më i mirë është Siria. Lufta e përgjakshme që është zhvilluar aty tash e shtatë vite duket se tani ka mbaruar dhe presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad vazhdon të ushtroj postin e të parit të shtetit.

Por mandatin e tij, ka shumë të ngjarë që Assad ta vazhdoj edhe në katër vitet e ardhshme, transmeton Indeksonline.

Revista amerikane “The New Yorker” shkruan se Donald Trump u pajtua që Assad të mbetet në pushtet deri më 2021 dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Siri, duke cituar burime nga Shtëpia e Bardhë dhe Bashkimi Evropian.

Ky vendim i Trumpit është krejtësisht kundër politikës së gjërë të Uashingtonit, e cila ishte kategorikisht pro rrëzimit të pushtetit të Assadit.

Madje, sekretari amerikan i shtetit, Rex Tyler gjatë një vizite në Lindjen e Mesme gjatë muajit tetor kishte thënë se SHBA-të dëshirojnë ta shohin Sirinë të bashkuar por pa Assadin në pushtet. /Indeksonline/