18:58 / E Enjte, 28 Qershor 2018 / indeksADMonline

Pas vendimit të Haskukes, vije reagimi i Nismas në Prizren

Nisma Socialdemokrate dega në Prizren  ka reaguar ndaj veprimit të Kryetarit të këtij qyteti, Mytaher Haskukës lidhur me anulimin e konkursit për drejtorë të shkollave.

Nisma përmes një komunikate ka njoftuar se e mbështet fuqishëm punën e Draft Kornizës Afatmesme të buxhetit  në Prizren.

Sipas tyre, njoftimi i anulimit për drejtor dhe zëvendësdrejtor nga kryetari Haskuka është i ngutshëm dhe i ndikuar nga njerëzit që qëndrojnë rreth tij, por të cilet nuk e  njohin procesin, transmeton Indeksonline.

“Anulimi i konkursit, pasi komisioni i ka vlerësuar kandidatet, është i njëanshëm dhe joligjor, ku e tejkalon autoritetin e kryetarit, sipas udhëzimit adminstrativ, 08/2014, sipas të cilit kryetari e ka obligim të respektojë vlerësimin e komisionit që e ka emëruar vet, në përputhje me nenin 8 të U.A , të cituar si më lartë”, thuhet në komunikatë.

Më tutje, në komunikatë thuhet se  Haskuka, para se të leshoj deklarata dhe njoftime për procesin duhet me t’ikonsulltoj organet vartëse të tij, si dhe të jap argumentet se ku i bazon deklaratat dhe njoftimet e bëra publike.

Po ashtu Nismasocialdemokrate në Prizren ka vlerësuar  lartë angazhimin profesional dhe të përgjegjshëm të anëtarit te saj që udhëheq me DKA –në,  Skender Sausuri dhe e inkurajon edhe më tej në punën e tij, për t’a arritur cilësinë në arsim në qytetin  e Prizrenit.

Nisma në Prizren pret që kryetari i komunës pas kthimit në Kosovë, t’a konsultoi komisionin qe e ka emëruar vet, si dhe drejtorin e DKA-së, në mënyrë që pastaj të merr vendime të duhura.

Ndryshe, koalicioni VV,LDK dhe Nisma siç duket po shkon drejt çarjes në Prizren. Mospajtimet e tyre kanë dal në pah në seancën e sotme të Kuvendit Komunal./Indeksonline/

Mytaher Haskukës i çahet koalicioni në Prizren