11:21 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Përfundimtare: Vuçiq anulon vizitën në Drenicë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka anuluar përfundimisht vizitën për në fshatin Banjë të Skenderajt.

Këtë e bëjnë të ditur burime të  Indeksonline. Kjo ka ardhur pasi Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka revokuar lejen e MPJ-së pas protestave që kanë bërë banorët e kësaj ane në rrugët e Drenicës kundër vizitës së Vuçiqit.

Ndërsa, vendimin e Haradinajt e ka mbështetur edhe i pari i MPJ-së ,Behgjet Pacolli. Ai ka thënë se policia e Kosovës për këtë situatë  ka ndërmarrë gjithçka për sigurimin e  Vuçiqit.

Ndryshe, Presidenti Vuçiq tani serbëve të Banjës po iu drejtohet përmes telefonit./Indeksonline/