19:19 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Pas vizitës se zv/ministrit Thaçi edhe prodhuesit vendor vizitojnë Italinë

Një grup i prodhuesve vendor po qëndron për vizitë në Itali. Kjo vizitë e tyre vjen pas vizitës se zëvendësministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi realizuar ditë më parë në shtetin italian.

Prodhuesit vendor që ndodhën në Itali kanë zhvilluar disa takime me pronar fabrikash në shtetin Italian.

Arsyeja e kësaj vizite është mundësitë e bashkëpunimit mes prodhuesve vendor dhe biznismenëve italian.

Gjatë vizitës se zv/ministrit Thaçi në Itali është zhvilluar një takim me rreth 70 biznesmenë Italian të cilët kanë shprehur interesim për të investuar në Kosovë.