11:27 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

Pas Shaqirit, Roma interesohet për një tjetër shqiptar

Roma është në kërkim të një sulmuesi anësor për merkaton e janarit.

Objektivat kryesore janë Politano, Suso dhe Shaqiri, por për momentin duken të paarritshëm.

Romakët tashmë janë duke u interesuar për Adnan Januzajn e Real Sociedadit, shkruan Indeksonline.

Sulmuesi nga Istogu ka rikthyer formën në La Liga dhe mund të përfundojë shumë lehtë në Serien A.

Sipas ‘Corriere dello Sport’, Januzaj ka kërkuar përmes agjentit të tij transferimin nga Real Sociedadi te Roma.

Ai mund të transferohet te skuadra italiane si huazim me të drejtë blerjeje. /IndeksOnline/