19:59 / E Enjte, 31 Maj 2018 / indeksADMonline

Pasagjeri bëhet “high” në aeroplan, detyron të bëhet ulje emergjente

Një pasagjer i linjës ‘Southwest Airlines’ detyroi aeroplanin të bëj uljes emergjente në tokë, pas pirjes së një xhointi në një nga banjot e aeroplanit, raporton CBS Los Angeles.

Fluturimi 1250 po udhëtonte nga San Francisco në Los Angeles, por u detyra të zbres më herët në Aeroportin Ndërkombëtar të San Jose Mineta. Tymi i cigarës së marihuanës ndezi alarmin e zjarrit në aeroplan, deklaroi një pasagjer për CBS Los Angeles.

“Dikush duket sikur kishte nevojë të bëhej “high” në aeroplan dhe ai hyri në banjo, e tymosi atë dhe u ndez alarmi” deklaroi pasageri Jonathan Burkes.

Poashtu edhe kompania pohoi këtë, duke thënë se një pasagjer ka tymosur në toalet edhe pse nuk ishte zbuluar se cfarë substance ishte tymosur. Linja ajrore tha se pasagjeri iu dorëzua autoriteteve lokale pas uljes së aeroplanit. /IndeksOnline/