16:20 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pasagjeri i zemëruar përleshet me futbollistët e Man United fitores ndaj Watfordit

Pas fitores ndaj Watfordit, futbollistët e Manchester Unitedit hasën në një moment të pakëndshëm me një pasagjer të zemëruar.

Manchester Unitedi e siguroi fitoren e tretë të këtij sezoni duke mposhtur Watfordin me rezultat, 2-1 në ”Vicarage Road”.

Megjithatë, mbrëmja e tyre u prishë pas një incidenti me një pasagjer kur skuadra po bëhej gati për t’u kthyer në Mançester me tren.

Njeriu, i cili ishte duke e filmuar incidentin, fillimisht përgëzoi Romelu Lukakun për golin e tij ndaj Watfordit, transmeton IndeksOnline.

Marouane Fellaini

Mesfushori, Marouane Fellaini ishte parë duke kërkuar që të mos filmohej ky moment belgu shkoi për ta fshehur kamerën.

Megjithatë, njeriu në fjalë vazhdoi t’i filmonte lojtarët dhe më pas ndërhyri edhe stafi i sigurimit.

Pas kësaj, ai filloi të zemërohej dhe tha: ”Çfarë në dreq jeni duke bërë?”.

Më pas vazhdoi: ”Mos flisni me mua. Mos flisni. Unë shkoj aty ku dëshiroj. Këta njerëz nuk janë më të mirë se unë”./IndeksOnline/