Pasagjerja sulmon shoferin, autobusi bie nga ura në lum
Një aksident tronditës ka ndodhur në Chongqing të Kinës, ku një autobus ka dalur jashtë urës duke rënë në një lum, në lartësi 50 metra.
E vërteta e trishtë dhe shqetësuese është se aksidenti mund të ishte shmangur nëse nuk do ishte për një pasagjere e zemëruar, e cila sulmonte shoferin.
Për fat të keq, operacioni i madh i shpëtimit që përfshinte ekipet e zhytësve, anijeve dhe vinçave nuk gjeti asnjë të mbijetuar. Autobusi u tërhoq nga fundi i lumit, 71 metra nën sipërfaqe. /IndeksOnline/