75 Mall Live Search
08:15 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Pasardhësi i Heynckes: Kjo është dëshira e tifozëve! (Foto)

Jup Heynckes do të largohet përfundimisht nga Bayern Munchen, madje trajneri i njohur do të pensionohet nga bota e futbollit në fund të këtij sezoni.

Të gjithë menduan se tashmë kampioni gjerman e ka gjetur trajnerin e ri, por ai refuzoi ofertën. Bëhet fjalë për Thomas Tuchel, i cili ka preferuar një ligë tjetër se sa Bundesligan, transmeton IndeksOnline.

Tre emra të rinj, që mund ta zëvendësojnë Heyenckes janë: Jurgen Klopp, Niko Kovac dhe Ralph Hasenhuttl.

Në një sondazh të publikuar nga mediat gjermane, trajneri i Liverpoolit është më i dashur nga tifozët bavarez!

Ish-trajneri i Dortmundit ka marr rreth 51 mijë vota, 25 për qind, i dyti Niko Kovac, 19 për qind, i treti Raplh Hasenhuttl, 16 për qind, i katërti Mauricio Pochettino, 14 për qind, i pesti Luis Enrique, 12 për qind, i gjashti Lucien Favre, 9 për qind dhe Julian Nagelsmann, 5 për qind.

Klopp ka ende kontratë me Liverpoolin, por një ofertë e mirë shumë lehtë mund ta largoj nga Premierliga trajnerin gjerman./IndeksOnline/