23:26 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pasi fitoi, skuadra e Superligës shkarkon trajnerin

Sulejman Starova më nuk është trajner i klubit futbollistik “Feronikeli”.

Burimet e DrenicaOnline brenda Kryesisë së Klubit nga Drenasi kanë thënë se Starova është shkarkuar sot nga detyra për shkak të paraqitjeve jo të shkëlqyera të ekipit.

Trajneri nga Shqipëria ka qenë i njohur kryesisht për barazime në ndeshje, por kjo nuk i duhet “Feronikelit” pasi që është pretendenti kryesor për ta fituar titullin e radhës.

Klubi nuk ka kohë për të humbur sepse lufta për titull ka nisur andaj kryesia së shpejti do të sjell një emër tjetër për të drejtuar lojtarët, por zyrtarisht ende nuk ka vendim.