19:04 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pasi që rezultoi pozitiv në doping, vendoset masa e dënimit për Rossin

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Giuseppe Rossi i është shmangur pezullimit për doping pasi rezultoi pozitiv në tenstin për përdorim të një substance të ndaluar.

31-vjeçari është paralajmëruar në ditën e sotme, pavarsisht se Komisioni Anti-Doping dëshironte pezullimin 1-vjeçar të tij.

Rossi, i cili ka 30 paraqitje me Italinë, shkroi: ”Një ankth i katër muajve mbaron. Unë vetëm dua të mendoj për futbollin”.

I lindur në Amerikë, Rossi ka luajtur për Man Unitedin gjatë viteve, 2004-2007, transmeton IndeksOnline.

Sulmuesi gjithashtu ka qenë i huazuar në Newcastle United, dhe ka pasur sukses nv Villareal dhe më pas te Fiorentina.

Megjithatë, aktualisht ai është i ”papunë” pas largimit nga Genoa në verë./IndeksOnline/