09:13 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Pasi u largua nga Milani, Galiani konfirmon punën e re

Pas lamtumirës ndaj Milanit, Adriano Galliani është i gatshëm të largohet edhe nga posti i tij i ri, ai i presidentit të Mediaset Premium.

Siç thuhet në edicionin e sotëm të Gazzetta dello Sport, në fakt, ish-Rossoneri do të jetë kandidat për deputet me “Forza Italia” në zgjedhjet parlamentare të 4 marsit të ardhshëm në Itali.

Ai do të jetë përkrahë presidentit Berlusconi për ta vazhduar partneritetin edhe në politikë. /IndeksOnline/