23:12 / E Hënë, 04 Qershor 2018 / indeksADMonline

Pasimi i Vazquez ndaj Zvicrës bëhet viral në internet [Video]

Spanjollët shënuan të parët me Odriozola, ndërsa Zvicra barazoi me Rodriguez, mbrojtësin e Milanit.

Spanja ishte pranë fitores në minutën e 82, ku pas një aksioni fantastik dhe një pasimi të jashtëzakonshëm të Lucas Vasquez, Rodrigo i Valencias gaboi përballë portierit.

Lojtari i Realit të Madridit realizoi një pasim me të vërtetë të jashtëzakonshëm, i cili ja vlen të rishihet disa herë. Ndoshta do të kishte marrë vlera të tjera nëse Rodrigo do kishte finalizuar me sukses. /IndeksOnline/