13:34 / E Diele, 05 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pasimi prej 60 metrash i Alisson drejt Mo Salah ishte thjesht perfekt (Video)

Alisson është duke i impresionuar të gjithë para fillimit të sezonit të ri, shkruan IndeksOnline.

Liverpooli e fitoi garën ndaj Chelseat dhe Real Madridit që ta transferojë portierin brazilian nga Roma për një shumë rekorde për një portier.

Portieri 68 milionësh dhuroi magji edhe në seancat stërvitore, duke bërë pritje heroike.

Dhe në një miqësore ndaj Napolit dje, ai vazhdoi ta tregojë vlerën e tij duke i dhuruar një pasim të gjatë prej gati 60 metrash.

Dhe reagimi i mbrojtësit, Virgil van Dijk tregon më së miri për aftësitë e portierit nga Brazili.

Natyrisht, pasimi i Alisson shkaktoi edhe debat në rrjetet sociale. Kështu reaguan tifozët e Liverpoolit:/IndeksOnline/